Juventusi nuk ka zhgënjyer mbrëmjen e sotme në shtëpi.
Torinezët kanë mundur Parmën dhe kanë arritur të shkëputen me 4 pikë nga Interi i vendit të dytë.
Portugezi Ronaldo ka qenë vendimtar mbrëmjen e sotme me dy golat e shënuar që i dhanë fitoren Juventusit.
Ekipi i Sarrit e sheh veten në pozita mjaft të mira për sa i përket titullit të radhës edhe pse deri në fund të sezonit kanë për t’u luajtur edhe shumë ndeshje.