Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Honolulu, në Hawaii pas disa të shtënave me armë, ndërsa një zjarr i madh ka përfshirë disa ndërtesa në lagje.
“CNN” shkruan se punonjësit e policisë ishin duke iu përgjigjur një thirrje për ndihmë nga një grua në rezidencë, kur i dyshuari hapi zjarr ndaj tyre.
Më pas mori flakë një shtëpi ku ishte futur i dyshuari dhe flakët u përhapën edhe banesat ngjitur.
Një turne tenisi që pritej të mbahej në zonë, u anulua për shkak të të shtënave, megjithëse policia ka thënë se ata nuk besojnë se agresori hyri në park. Ata kanë mbyllur zonën si një masë paraprake.
#BREAKING: Massive scene in neighborhood near Kapiolani Park – reports of officers injured, multiple ambulances and reports of suspect setting house on fire @KITV4 pic.twitter.com/UHSjaoxRwR
— Tom George (@TheTomGeorge) January 19, 2020
“Kjo është një tragjedi e paparë jo vetëm për qytetin dhe qarkun e Honolulu-së, por për tërë shtetin e Hawaii-t“, tha kryetari i bashkisë së Honolulu-së, Kirk Caldwell.
Ka raporte të pakonfirmuara se i dyshuari ishte dëbuar nga shtëpia e tij të dielën në mëngjes dhe për shkak të kësaj goditi me thikë pronarin e tij. Kjo ishte dhe ngjarja për të cilën ishte kërkuar ndihma e policisë.