Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se Maqedonia e Veriut ka marrë rreth 20 herë më shumë fonde indirekte nga programi i Instrumentit të Parazgjerimit(IPA) të Bashkimit Evropian.
Duke qenë në kushte të ngjashme si vende kandidate për anëtarësimin në BE, me një vlerë fondi pothuajse të njëjtë të planifikuar për t’iu alokuar gjatë periudhës 2014 – 2020, grupi i auditimit identifikoi fondet e përthithura për menaxhim indirekt nga Maqedonia e Veriut.
Figura 2 – Grafiku i krahasimit të fondeve të menaxhuara indirekt nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndër vite
Burimi: Komisioni Evropian – Përpunuar: G.A.
Tabela 3 – Menaxhimi indirekt me Maqedoninë e Veriut ndër vite (mil. euro)
Nga grafiku i mësipërm vërehet se megjithëse në kushte të ngjashme, strukturat e ngritura në Maqedoninë e Veriut kanë arritur të menaxhojnë ndër vite në mënyrë të decentralizuar, disa herë më shumë fonde sesa vendi ynë.
Grupi i auditimit të KLSH ka realizuar një analizë të ngjashme edhe me Serbinë, ku identifikohet se vetëm në 2014 janë menaxhuar në mënyrë indirekte 65,4 milion euro.
Shqipëria mer 650 milionë euro për 2014-2020
Sikurse parashikohet në Dokumentin Strategjik IPA II, ndihma financiare që do t’i ofrohet vendit tonë nga BE përgjatë periudhës 2014-2020, do të arrijë vlerën 649 milionë euro. Nga përpunimi i të dhënave vërehet se Demokracia dhe Sundimi i Ligji janë dy fushat të cilat Komisioni Evropian vlerëson se kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.
Në mbështetje të tyre do të alokohet 50% e fondit total të asistencës IPA për vendin tonë. Ndërsa zhvillimi socio-ekonomik, bujqësia, punësimi, etj., janë disa prej fushave të tjera, të cilat gjithashtu do të financohen nëpërmjet këtij programi, përgjatë periudhës 2014-2020.
Tabela 1 – Fondet e parashikuara për t’u alokuar, sipas fushave, gjatë periudhës 2014 – 2020 (mil. euro)
Fondet e dedikuara Shqipërisë nëpërmjet IPA II, do të menaxhohen kryesisht në dy forma: Menaxhim Direkt, i cili kryhet nga KE dhe ai Indirekt, i cili i besohet palës shqiptare.
Nga dokumentacioni i shqyrtuar nga G.A rezulton se përgjithësisht IPA I është menaxhuar në mënyrë të centralizuar nga BE, ndërsa për IPA II synohet rritja e menaxhimit të decentralizuar të fondeve.
Menaxhimi i decentralizuar i fondeve IPA përgatit vendet kandidate për menaxhimin e fondeve Strukturore13, pasi ato të bëhen shtet anëtar. Një ndër kriteret14 vendimtare të përdorura nga BE për dhënien e besimit për menaxhimin indirekt të fondeve është aftësia menaxhuese e strukturave të vendit përfitues.
Tabela 2 – Menaxhimi indirekt me Shqipërinë ndër vite (mil. euro)
Menaxhimi indirekt i fondeve të BE-së ka një rëndësi thelbësore, pasi inkurajon dhe përshpejton procesin e pranimit në Union. Menaxhimi i decentralizuar i fondeve konsolidon institucionet shqiptare në aspekte të tilla, si përgjegjshmëria dhe rrit besueshmërinë e Komisionit Evropian se këto institucione janë të afta për të vetëmenaxhuar fondet e BE21, pasi Shqipëria të bëhet Vend Anëtar.
Më poshtë paraqiten fondet e besuara palës shqiptare për t’u menaxhuar dhe monitoruar në mënyrë të decentralizuar, përgjatë periudhës 2014-2018, sipas sektorëve specifikë.
Nga krahasimi i tabelave të mësipërme vërehet se shumica e fondeve të asistencës IPA II për vendin tonë, përgjatë periudhës 2014-2018, është menaxhuar sërish në mënyrë të centralizuar nga KE.
Gjithashtu, vërehet se fondet e besuara palës shqiptare për t’u menaxhuar vit pas viti, kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ku në 2016 dhe në 2018 Shqipëria ka menaxhuar vetëm fonde të planifikuara për shpenzimet “entry tickets” në projektet e Unionit.
Nga auditimi i dy projekteve të asistencës per Instat dhe Integrimin Evropian, KLSH ka vënë re probleme të keqmenaxhimit dhe përplasje mes Njësisë së Menaxhimit të Projekteve ne Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe delegacionit të Komisionit Evropian të cilat kanë çuar deri në anullimin e projekteve dhe detyrimin për rimbursim nga buxheti shtetit.(monitor do vijojë publikimin e projekteve konkrete).
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor