Të paktën dy irakianë janë vrarë dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në kryeqytetin Bagdad, tha një zyrtar i sigurisë të hënën.
Vrasja e protestuesve ndodhi teksa forcat e sigurisë po përpiqeshin të shpërndanin protestuesit pranë autostradës Muhamed al-Qasim, në Bagdadin qendror, sipas zyrtarit që preferoi të mbetej anonim për shkak të kufizimeve për të folur në media.
Më herët, forcat e sigurisë bllokuan demonstruesit që të përparojnë drejt autostradës Muhamed al-Qasim, për të parandaluar mbylljen e kësaj rruge jetike dhe të rëndësishme që lidh Bagdadin dhe provincat jugore.
Iraku është goditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit duke kërkuar përmirësim të kushteve të jetesës dhe luftë kundër korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen.
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë dhe 17,000 të plagosur në protesta, sipas komisionit për të Drejtat e Njeriut në Irak.