Minatorët në Bulqizë kanë organizuar sot një tjetër protestë përpara portës së minierës së kromit të “AlbChrome”, për të kërkuar të drejtat e tyre mes të cilave edhe bonusi i papaguar i fundvitit.
Protesta është organizuar nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB), e cila i bën thirrje kompanisë “AlbChrome” të Samir Manes dhe shtetit, që të reflektojnë për kërkesat e tyre sa më parë. Ata thonë se do të luftojnë deri në fund për kërkesat e tyre, që janë si më poshtë:
- – Negocimi i Kontratës së re Kolektive me SMBB;
- – Rritje page;
- – Rishikim normash;
- – Pagesa e bonusit të fundvitit;
- – Njohje e vështirësisë dhe vjetërsisë në punë;
- – Dëmshpërblim për aksidentet në punë;
- – Ndalimi i presioneve ndaj minatorëve;
- – Rikthimi në punë i 4 drejtuesve të SMBB-së, të pushuar në mënyrë të paligjshme.