Vendosni fjalën kyçe....

Kanabis në formë çokollate nga Greqia, lihen në bug 7 të arrestuarit, mes tyre edhe vëllai i shefit të qarkullimit në Dibër


Janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, 7 të arrestuarit e operacionit ‘Tranzit’, mes tyre edhe vëllai i ish-shefit të Qarkullimit Dibër.

Pasi prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për të arrestuarit, të njëjtën masë caktuan dhe togat e zeza.

Pas hekurave mbetën Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsida Piperi, Arjet Halilaj.

Më 18 janara policia i arrestoi të 7 personat në kuadër të operacionit “tranzit” ku iu kapën 32.5 kg lëndë narkotike e llojit canabis sativa në formë çokollate.

Lënda narkotike ishte siguruar në shtetin grek dhe nëpërmjet pikës së kalimit të Kakavijës nga dy persona me banim në Gjirokastër.

Pas operacionit u pezullua nga puna edhe shefi i qarkullimit në Dibër Robert Aga, i cili është edhe vëllai i Pajtim Ageës.

Robert Aga u bë i njohur nga përgjimet e Bild, për akuzat e shit-blerjes së votave, ku komunikonte me ministrat dhe deputetë socialistë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *