Vendosni fjalën kyçe....

Mediat italiane: Luigi Di Maio jep sot dorëheqjen nga drejtimi i 5-Yjeve


Luigi di Maio i Italisë do të tërhiqet si udhëheqës i Lëvizjes 5-Yje të mërkurën, raporton La Stampa që citon një burim nga partia.

Di Maio, i cili është gjithashtu ministri i jashtëm i qeverisë, pritet të takojë këtë mëngjes ministra të tjerë që i përkasin lëvizjes dhe do të njoftojë dorëheqjen e tij në një mbledhje partie pasdite, njoftuan disa të përditshme në Itali.

Di Maio dhe zëdhënësi i tij nuk pranuan të komentojnë. Informacioni i vetëm i vërtetuar nga stafi i tij është: “Nesër (sot) Ministri Di Maio do të bëjë një njoftim të rëndësishëm”. 

5-Yjet fituan 33% të votave në zgjedhjet kombëtare në 2018-ën, por që nga atëherë popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm dhe sondazhet e fundit e vendosin atë në rreth 15%.

Mbi 30 deputetë nga Lëvizja 5 Yje kanë lënë vendet e tyre që nga fillimi i legjislaturës. Disa janë larguar, disa të tjerë janë hequr, duke nxjerrë në pah ndarjet e thella brenda partisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *