Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 20 doza lëndë narkotike, prangoset 22-vjeçari në Sarandë


Një 22-vjeçar është ndaluar në Sarandë.

Ai akuzohet për shitje lëndësh narkotike, pasi gjatë kontrollit nga policia, i janë gjetur me vete 20 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Një ditë më parë u publikua një dokument ku Kryeprokurori Çela porosiste prokurorët e rretheve që të mbanin kontakte me policinë, duke qenë se kësaj të fundit i mungon lënda narkotike për të stërvitur qentë anti-drogë.

‘Goditet një rast i drogave të forta në qytet. Kapet dhe arrestohet në flagrancë i riu me kokainë.

Specialistët e narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare dhe grupin fnsh, në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

A.C., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Në lagjen nr.1 Sarandë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në kushtet e flagrancës pasi ky shtetas po udhëtonte me një motoçikletë në rrugën “Gjergj Arianiti” dhe pas kontrollit fizik policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *