Vendosni fjalën kyçe....

Reforma Zgjedhore, opozita e bashkuar cakton emrat e ekspertëve


Ivi Kaso nga Partia Demokratike, Muharrem Caka nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Shkëlqim Sulo i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Arjan Madhi i Partisë Republikane do të jenë ekspertët nga opozita të cilat do të hartojnë draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore në koherencë me dokumentin që është firmosur nga të gjitha palët politike në mbledhjen e parë të Tryezës së Përbashkët për Reformën Zgjedhore.

Të katër emrat së bashku me ekspertët e tjerë të mazhorancës do bashkërendojnë punën me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, Oerd Bylykbashin e PD-së, Petrit Vasilin e LSI-së dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare.

Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari më herët i dërguan edhe një letër OSBE-së ku i kërkuan një ekspert për zgjedhjet.

Së bashku këto figura do punojnë për të krijuar Reformën Zgjedhore e cila është edhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *