Vendosni fjalën kyçe....

Tirana fiton në minutat e fundit ndaj Bylisit


Tirana ka marrë një fitore në minutat e fundit në përballjen ndaj Bylisit.

Bardheblutë morën 3 pikë të arta pasi mposhtën 2-1 skuadrën mallakastriote në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Ndeshja nisi mirë për Tiranën pasi në minutën 19’ Kale depërton bukur në zonë dhe me një gjuajtje të kalibruar e dërgon topin në cepin e portës së Hidi.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e vendasve, ndërsa miqtë do të reagonin në fraksionin e dytë të lojës.

Ekzaktësisht në minutën e 65′ Bylis fiton penallti, ndërsa portieri Isli Hidi i cili nuk gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Në minutën e 74’ Bylis ndel me 10 lojtarë, pasi mesfushori Mëllugja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Torasës.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, në skenë del Majkëll Ngo i cili shënon golin e fitores në minutën e 90+6’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *