Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugë, në zonën e Kombinatit.
I plagosuri i cili nuk është identifikuar ende, është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.