Pas vizitës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Itali ku është takuar me homologun Giuseppe Conte, me të cilin ka diskutuar mbi konferencën e donatorëve që do të mbahet në shkurt.
Për këtë çështje Rama ka folur edhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili është habitur nga fatura e dëmeve të tërmetit.
“Raporti do të jetë gati për pak ditë por deri tani është përllogaritur rreth një miliard (euro)”- thotë Rama, ndërsa ministri italian habitet.
“Një miliard?! Shumë. Por unë kam besim se në Konferencën e Donatorëve do ta gjejmë një zgjidhje”– shprehet Di Maio.
Rama shtoi se pikërisht për këtë çështje dëshironte të diskutonte sot me të.