Vendosni fjalën kyçe....

Kalifornia konsideron shpalljen e paracetamolit si kancerogjen


Një ‘bejetë’ pritet të përfshijë Kaliforninë nëse shteti vendos të rendisë një nga ilaçet më të zakonshëm në botë si kancerogjen, duke i bërë jehonë betejave të fundit të profilit të lartë mbi substanca të tilla si alkooli dhe kafeja.

Ilaçi në fjalë është acetaminofeni, i njohur jashtë Shteteve të Bashkuara si paracetamol dhe përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe ethet. Ai është baza për më shumë se 600 ilaçe pa recetë për të rritur dhe fëmijë, që gjenden nën emërtime si Tylenol, Excedrin, Sudafed, Robitussin dhe Theraflu.

Acetaminofeni ka qenë i disponueshëm në SHBA pa recetë që nga viti 1955. Shqetësimi për lidhjen e tij të mundshme me kancerin vjen nga marrëdhënia e tij me një ilaç tjetër: fenacetin.

Ky ilaç, dikur një trajtim i zakonshëm për dhimbje koke dhe sëmundje të tjera, u ndalua nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së në 1983 pasi shkaktonte kancer.

Rregullatorët e Kalifornisë kanë shqyrtuar 133 studime rreth acetaminofenit, të gjitha janë botuar në revista të vlerësuara. Disa studime raportuan një rrezik të shtuar të disa llojeve të kancereve, ndërsa të tjerët jo. Në përgjithësi, acetaminofeni i rishikuar ka qenë i vështirë për t’u ekzaminuar sepse është e vështirë të izolohet nga variablat e tjerë që mund të kontribuojnë në kancer, siç është pirja e duhanit.

Provat për lidhjen e acetaminofenit me kancerin kanë qenë mjaft të dobëta aq sa Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin nuk pranoi ta rendisë atë si një kancerogjen të mundshëm pas rishikimeve në 1990 dhe 1999. FDA-ja amerikane u ka thënë zyrtarëve shtetërorë se etiketimi i acetaminofenit si shkaktues i kancerit do të ishte ‘fals dhe mashtruese’”dhe gjithashtu i paligjshëm sipas ligjit federal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *