Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, do paraqitet para prokurorëve të SPAK-ut ditën e sotme.
Ai do përgjigjet në orën 17:00 lidhur me videon e publikuar në media, ku pretendohet se ai është personi që thith kokainë me hundë në një mjedis publik.
Videoja është publikuar nga gazetari Artan Hoxha ndërsa Alla e ka mohuar me forcë se është ai personi që shfaqet në video.
Më herët ditën e sotme ai tha se do e padisë demokratin Ervin Salianji edehe pse materiali u publikua nga gazetari Hoxha.