Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Lezha: KiE paditi ligjin anti-shpifje të Ramës, 15 marsi afati i fundit i sektit të Rilindjes


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë takimit me simpatizantët në Lezhë theksoi se keq-qeverisja e mazhorancës ka bllokuar integrimin në Evropë dhe se largimi i saj duhet të ndodhe sa më shpejt.

Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ligjin anti-shpifje të propozuar nga mazhoranca i cili tashmë është referuar në Komisionin e Venecias edhe nga Këshilli i Evropës për shkak të problematikave që shfaq dhe kufizimeve që mund të sjellë në lirinë e medias dhe të fjalës.

KiE ka bërë padi në ‘Venecia’ në lidhje me ligjin antishpifje. Edhe organizatat europiane janë kundër Edi Ramës, që me ligjet e tij kundër lirisë të fjalës po kthen vendin mbrapa. Ligji anti-shpifje është dënuar nga shumë organizma ndërkombëtare, ndërsa Rama e miraton, sepse nuk do integrimin e vendit në BE”- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi nënvizoi se Shqipëria drejtohet sot nga kriminelë, kurse shtoi se shqiptarët e ndershëm ikin nga vendi.

Kjo situatë ka varfëruar shqiptarët dhe ka detyruar ata të ikin nga Shqipëria. Sot duhet të ishim të zhvilluar ekonomikisht, sepse vendi ynë ka bukuri natyrore. Por përkundrazi Shqipëria sot është kthyer në vendin që drejtohet nga kriminelët, ndërsa të ndershmit ikin. Lagrimi i të rinjve dhe të rejave është ndër luftërat më të rrezikshme që po përballet sot Shqipëria. Lezha është shembull se ka bukurinë natyrore dhe s’ka mbështetje. E dimë se Lezha, Shëngjini, Tale etj janë nga perlat e zhvillimit të Shqipërisë. Mungesa e partneritetit mes shtetit dhe privatëve sjell këto problematika. Duhet të përballemi me këtë organizatë, ndërsa qeveria është një fasadë e mbushur me trafikun e drogës”-deklaroi Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.

Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme. Nuk ka ndërkombëtar e vendas që të mbulojë faktin që Rama nuk do integrimin europian të Shqipërisë. Edi Rama është i vetmi njeri që nuk do integrimin në BE të Shqipërisë”- u shpreh kryetarja e LSI-së.

Monika Kryemadhi bëri thirrje për një rebelim ndaj kësaj qeverie, ndërsa tha se data 15 mars është afati i fundit për sektin e “Rilindjes”.

“Prandaj data 15 mars është afati i fundit për të gjithë sektit të Rilindjes që t’i japë fund monopoli mbi institucionet dhe për të treguar se shqiptarët dinë të dalin mbi interesat personale. Opozita vazhdon betejën për demokratizimin dhe europianizimit të vendit. Janë hedhur para pa fund për ndërtimin e rrugës Milot – Balldren, ndërsa me to mund të bëheshin vepra të tjera shumë të mira. Duhet që të gjithë kudo të flasim për një ndryshim të situatës. Plot 85 përqind të zgjedhësve nuk donin zgjedhjet. Të gjithë nga veriu në jug duhet të zgjohen për të rindezur energjitë më të bukura për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe shtëpinë e shqiptarëve”- theksoi Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *