Vendosni fjalën kyçe....

Arben Malaj rikthehet në politikë, por jo me Partinë Socialiste


Ish-ministri i Financave Arben Malaj duket se ka vendosur t’i japë lamtumirën përfundimisht Partisë Socialiste, pasi tani i është bashkuar një partie në opozitë, Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës.

Lajmin e ka dhënë vetë Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregon se pranuar ftesën e Agron Dukës, për të qenë këshilltar strategjik i kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme.

Ky vendim i Malajt vjen vetëm pak ditë pas shkarkimit të tij nga Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

“Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.

Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi! Arbeni”– shkruan Malaj.

Malaj është një nga veteranët e Partisë Socialiste dhe ka mbajtur poste të larta në qeverinë e Fatos Nanos, por me drejtimin e Edi Ramës krisjet kanë qenë aq të forta saqë ai është larguar nga familja e tij politike. Pasi Rama vendosi ta shkarkojë nga posti në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Malaj tha se tani do e ketë më të lehtë që të përballet publikisht e ligjërisht me shpifësit e abuzuesit me pushtetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *