Vendosni fjalën kyçe....

“Në Turqi më rrezikohet jeta”, turku i arrestuar në Rinas kërkon azil politik në Shqipëri


Shtetasi turk Selami Simsek, i cili u arrestua vetëm pak kohë më parë në aeroportin e Rinasit e rrezikon ekstradimin drejt Turqisë, ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

BalkanWeb ka publikuar kërkesën e firmosur prej tij, në të cilën Simsek shkruan se në Turqi i rrezikohet jeta, pasi shteti atje e cilëson si gylenist.

 “Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simsek.

Simsek u arrestua së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadaze të falsifikuar.

Ndërsa Simsek vijon në paraburgim prej disa muajsh, mësuesi Harun Çelik, u dëbua me forcë nga autoritetet shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *