Vendosni fjalën kyçe....

34 ushtarë amerikanë me dëmtim traumatik në tru pas raketave nga Irani


34 anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë diagnostikuar me një dëmtim traumatik të trurit pas sulmeve raketore nga Irani në një bazë në Irak në fillim të këtij muaji. Lajmi u zbulua të premten nga Pentagoni.

Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë fillimisht thanë se sulmi i Iranit nuk kishte vrarë ose dëmtuar asnjë anëtar të shërbimit amerikan.

Por javën e kaluar ushtria amerikane tha që 11 trupa amerikane ishin trajtuar dhe transferuar nga Iraku për tronditje pas sulmit në bazën ajrore Ain al-Asad në Irakun perëndimor dhe këtë javë po ashtu u njoftua se trupa shtesë ishin zhvendosur nga Iraku.

Siç shkruan Reuters, zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman u tha gazetarëve se 17 anëtarë të shërbimit të diagnostikuar tashmë ishin kthyer përsëri në detyrë në Irak.

Tetë anëtarë të shërbimit që ishin transportuar më parë në Gjermani tanimë janë transferuar në Shtetet e Bashkuara dhe do të marrin trajtim në bazat pranë shtëpisë.

Nëntë anëtarë të tjerë të shërbimit mbeten në Gjermani dhe po kalojnë disa teste dhe trajtime. Hoffman tha që ushtarët kishin simptoma të tilla si dhimbje koke, marramendje, ndjeshmëri ndaj dritës dhe vjellje.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se nuk ka pasur përpjekje për të minimizuar ose vonuar informacionin për lëndimet e tyre.

Nëse ushtria amerikane duhet të raportojë menjëherë incidente që kërcënojnë jetën, gjymtyrët ose shikimin, nuk ka ndonjë kërkesë të tillë urgjente për dyshimet për dëmtim traumatik të trurit, i cili mund të marrë kohë për t’u diagnostikuar.

Grupe të ndryshme shëndetësore dhe mjekësore për vite me radhë janë përpjekur të rrisin vetëdijen për seriozitetin e dëmtimeve të trurit, përfshirë edhe tronditjet.

Sipas të dhënave të Pentagonit, rreth 408,000 anëtarë të shërbimit janë diagnostikuar me lëndime traumatike të trurit që nga viti 2000.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *