Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Vilson Tafçiut, gjykata lë në burg mikun e fëmijërisë Noel Dishi


Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për Noel Dishin, i cili akuzohet se vrau mikun e tij të fëmijërisë Vilson Tafçiu mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit në Tiranë.

Gjykata vendosi të njëjtën masë që kërkoi dhe prokuroria ‘arrest me burg’ ndërsa i riu akuzohet për veprën penale ‘vrasje me dashje’.

Dishi ka pranuar autorësinë e krimit, duke thënë se nuk ka dashur ta vriste. Dishi ka treguar se miku i tij Vilsoni me të cilin kishte debatuar, e kishte telefonuar për t’u takuar në zonën e Astirit.

Por sipas tij, pasi kanë debatuar sërish Vilsoni e ka kërcënuar duke i kujtuar rrëmbimin e dy viteve më parë.

 “ Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe me shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar.”  -ka thënë Dishi.

Dy vjet e gjysmë më parë Disha është rrëmbyer nga tre persona në qytetin e Durrësit dhe është mbajtur në bagazh të një makine. Pas disa orësh është lënë i lirë në Vorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *