Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja nën rrënoja flet në telefon me ekipin e shpëtimit, nxirret pas 17-orësh (VIDEO)


Turqia padyshim po kalon momente shumë të vështira, me 22 persona që janë konfirmuar të vdekur pas tërmetit të së premtes ndërsa ende vijon kërkimi për të shpëtuar personat e mbetur nën rrënoja.

Një telefonatë është transmetuar live në televizion, me një grua e cila kishte mbetur nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit të AFAD kontaktuan me një grua të quajtur Azize përmes telefonit. Nga telefonata u kuptua se ishte një person tjetër pranë Azizes.

Gruaja nga ekipi i shpëtimit i thonë Azize-s që të bëhet e fortë dhe të mundohet ta bëjë të flasë personin që ka pranë.

“Askush nuk duhet të heshtë aty poshtë. Ti je nëna e të gjithëve aty poshtë. Jeni i vetmi person me të cilin komunikojmë. Bëhu e fortë. Gjithçka duam nga ti është t’i thirrni tezes. Përpiquni ta bëni atë të flasë.”- i thotë punonjësja e AFAD gruas. Ajo vazhdon t’i thotë që të mos qajë por të përpiqet të qëndrojë e fortë.

I gjithë momenti u transmetua live në ekranin e CNN-it turk. Gruaja u shpëtua pas 17-orësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *