Gjykata e Sarandës ka vendosur urdhër mbrojtjeje për dy fëmijët e mitur të 41-vjeçares së ndaluar pak ditë më parë, pas publikimit të një videoje ku ajo shihej duke dhunuar vajzën 13-vjeçare.
Gjykata vendosi gjithashtu që bashkëjetuesi i Elisabeta Metës, Arjan Mekollari, të largohet nga banesa pasi aty do të qëndrojnë dy fëmijët e mitur me prindërit e Elisabetës. Këta të fundit jetojnë në Fier, por do zhvendosen në Sarandë.
Gjykata ka caktuar dje masën arrest në burg për 41-vjeçaren që shfaqet në video duke dhunuar vajzën e saj 13-vjeçare.