Si pasojë e virozëve të stinës në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pasur një fluks të fëmijëve të prekur nga gripi.
Shqetësuese për prindërit është pritja në radhë me orë të tëra për të marrë shërbimin mjekësor.
Në video shihet fluksi dhe qëndrimi në radhë nga prindërit së bashku me familjarët për të marrë trajtimin mjekësor.