Vendosni fjalën kyçe....

550 ushtarë gjermanë në hetim, dyshohet se i përkasin krahut të ekstremit të djathtë


Ndaj 550 pjesëtarëve të ushtrisë së Gjermanisë po zhvillohet një hetim me dyshimin se i përkasin krahut të djathtë ekstrem.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake (MAD), Christof Gramm në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag” tha se në vitin 2019 janë përcaktuar gjithsej 14 ushtarë pro-ekstrem, 8 prej të cilëve nga ekstremi i djathtë. Sipas tij, vendimi për largimin e këtyre personave është vënë në zbatim ose do të vendosen së shpejti.

Pasi bëri të ditur hetimin ndaj 550 pjesëtarëve në ushtrinë gjermane për të cilët mendohet se janë të ekstremit të djathtë, Gramm tha se lidhur me këtë çështje në vitin 2019 ka nisur një hetim ndaj 350 ushtarëve.

Ai vuri në dukje normën e lartë të ushtarëve që dyshohen se janë nga ekstremi i djathtë në njësinë e forcave speciale (KSK) në ushtrinë gjermane dhe se lidhur me këtë vazhdon hetimi për rreth 20 ushtarë.

Gramm theksoi se Gjermania e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe po heton lidhur me pretendimet se brenda forcave të armatosura gjendet një “ushtri e fshehtë”.

“Në këto hetime kemi përcaktuar personat që janë pro-ekstremë dhe që janë në kundërshtim me kushtetutën. Këto e njihnin pjesërisht njëri-tjetrin. Ende nuk kemi përcaktuar ndonjë grup që është i gatshëm të eliminojë shtetin tonë, madje të përdorë dhunë. Pavarësisht se organet gjyqësore janë të interesuara për këtë edhe ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër këtë çështje”, tha Gramm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *