Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit kinez, ka shkuar në 5 në Shtetet e Bashkuara. Lajmi u konfirmua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Pesë pacientët, të cilët kishin udhëtuar së fundmi në qytetin e Wuhan-it, Kinë, po mbahen në izolim në spitale. Siç shkruan NBC, tre rastet e fundit u konfirmuan brenda ditës së dielë: njëri në Maricopa, Arizona; një në Los Angeles, Kaliforni; dhe një në Orange, Kaliforni.
Dy të tjerët ishin raportuar disa ditë më parë: një në Everett, Uashington dhe një tjetër në Agoikago.
Ndërkohë, numri i rasteve të dyshuara në Shtetet e Bashkuara është rritur me shpejtësi. Deri më tani, rreth 100 mostra nga 26 shtete amerikane janë dërguar në CDC për testim. Pesë kanë testuar pozitive dhe 25 kanë testuar negativ; pjesa tjetër e pacientëve është ende në pritje.