Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas takimit me Yuri Kim: I pranova kredencialet, së bashku do përballojmë me sukses sfidat


Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadoren e re të SHBA-së, zonjën Yuri Kim e cla vetëm para pak ditëve ka mberritur në Shqipëri.

Meta tha se ka pranuar kredencialet e zonjës Kim, ndërsa e quan SHBA-në një partner të pazëvendësueshëm.

 “I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”– shkruan Meta.

Në këtë takim, Kim shoqërohej nga numri 2 i Ambasadës Amerikane në vendin tonë,  e dërguara e posaçme Leyla Moses-Ones.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *