Pas më shumë se një muaji nga vdekja e Rezarta Hajdarit, kanë dalë përgjigjet e autopsisë.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se Rezarta dhe Olsi Hajdari u helmuan si pasojë e monoksidit të karbonit, që mendohet se ka ardhur si pasojë e prushit që çifti mbante në dhomën e gjumit.
Rezultatet e autopsisë do t’i dërgohen me postë prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton ngjarjen.
Familja e Rezarta Hajdarit dyshonte se se pas ngjarjes qëndronin të afërm të dhëndërit të tyre Olsit. Ndërsa ky i fundit shprehej se nuk e kujtonte dot se si kishte ndodhur ngjarja. Ai vetëm mbante mend që kishin shkuar për të fjetur dhe ishte zgjuar në spital.