Përveç talenteve më të spikatura në industrinë e muzikës, ceremonia e çmimeve Grammy sjell edhe stilet më të veçanta në modë. Një paradë e veçantë mode është ajo kur yjet kalojnë në tapetin e kuq.
Megjithatë në këtë paradë dalin në pah dhe shijet më të këqija në modë dhe “Daily Mail” ka mbledhur veshjet që i konsideron si më të këqijat në ceremoninë e këtij viti.
Dhe artisti që kryeson me veshjen më të dobët, me një stil të çuditshëm me dantela të kuqe, është kantautori Ricky Rebel.
Në një stil që të kujton daljet e dikurshme të këngëtares Lady Gaga, Rebel parakaloi në tapetin e kuq me një çadër të madhe të mbështjellë me një dantellë të kuqe që vijon deri poshtë si një vello.
E po të kthehet nga pas, shikon të pasmet e tij të ekspozuara mbi të cilat ka edhe një mbishkrim: “Gjyko këtë”. Ai i referohet procesit për gjykimin e presidentit Donald Trump. E Rebel nuk ishte personi i vetëm që e teproi në tapetin e kuq në çmimet e këtij viti.