Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e Uzinës së Ballshit dalin në protestë, 6 muaj pa marrë rrogat


Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballash kanë dalë në protestë sërish pasi kanë 6 muaj pa marrë pagat.

Naftëtarët kanë protestuar para Prefekturës së Fierit duke kërkuar pagat e 6 muajve.

Një nga punonjësit është shprehur se janë paguar vetëm sigurimet shoqërore ndërsa nuk ka marrë rrogën, raporton Report Tv.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit kanë dalë në protestë, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje. Janë rreth 800 punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh të cilët nuk kanë marrë pagat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *