Menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare që luan me Napolin në kampionatin italian, e ka lënë të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës së Hysajt me ekipin e drejtuar nga trajneri Gattuso.
Në një deklaratë për radion italiane, Radio Punto Nuovo, Mario Giuffredi tha se të gjithë janë gabuar me Hysajn.
‘Të gjithë kanë gabuar. Hysaj e tregoi edhe mbrëmjen e djeshme që është një kampion i madh. Kemi raporte shumë të mira me trajnerin Gattuso dhe po bisedojmë me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës. Nëse Napoli do që Hysaj të qëndrojë, unë jam i gatshë. Në të kundërt ai do largohet në merkaton e verës.’ – tha Giuffredi.