Vendosni fjalën kyçe....

Kobe Bryant mori leje speciale për të fluturuar pavarësisht kushteve të rrezikshme të motit


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Kaliforni, që i mori jetën e legjendës së NBA-s, Kobe Bryant dhe tetë të tjerëve.

Që nga e hëna, janë gjetur tre trupa.  Autoritetet kanë thënë se nuk do të identifikojnë askënd të përfshirë në aksidentin e të dielës, derisa trupat të rimerren të gjithë.

Megjithatë mediat amerikane e kanë zbuluar identitetin jo vetëm të Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna, por edhe të pasagjerëve të tjerë dhe pilotit të identifikuar si Ara Zobayan. Pasagjerët e tjerë përmenden John, Keri dhe Alyssa Alotbella. John Alotbella ishte trajneri kryesor i bejsbollit në Kolegjin në Orange County, sipas CBS News.

Christina Mauser, një trajnere basketbolli në Harbour Day School, u konfirmua si një viktimë tjetër e përplasjes pas një postimi në Facebook nga burri i saj. Payton Chester dhe nëna e saj Sarah gjithashtu janë raportuar se ishin në bord. Payton ishte një shoqe e ekipit të Gianna-s.

Regjistrimet e trafikut ajror tregojnë se helikopterit të Bryant-it iu dha leje e posaçme për të fluturuar në kushte të rrezikshme, sipas një audioje të publikuar nga LiveATC.net.

Piloti Zobayan kërkoi të fluturonte sipas rregullave speciale (SVFR), që është leja që pilotët të fluturojnë në kushte moti që konsiderohen normalisht të rrezikshëm.

Në media është përshkruar dhe itinerari i helikopterit, i cili u përplas mbi një kodër në Calabasas. Destinacioni i tyre ishte Akademia Sportive Mamba në Neëbury Park, e cila ishte vetëm 17 milje larg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *