Prokurorët federale të SHBA-së kanë kërkuar një intervistë me Princin Andrew të Britanisë në lidhje me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Lajmi është konfirmuar nga një prokuror për rrethin jugor të New York.
Duke folur jashtë rezidencës së dikurshme të Epstein-it, avokati Geoffrey Berman tha se Andrew ende nuk i është përgjigjur kërkesës së FBI-së dhe se ai ka ofruar ” zero bashkëpunim “ deri më tani. Berman tha se Prokurorët dhe FBI kanë kontaktuar avokatët e tij, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, shkruan BBC.
Edhe pse mbretëria britanike tha më herët se ai do të ishte i gatshëm të ndihmojë çdo agjenci për zbatimin e ligjit në hetimet e tyre për akuzat për abuzim seksual kundër Epstein-it dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Princ Andrew ofroi publikisht, në të vërtetë në një njoftim për shtyp, të bashkëpunojë me zbatimin e ligjit për të hetuar krimet e kryera nga Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij”– vazhdoi Berman.
Miqësia e princit Andreë me Epstein-in ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike muajt e fundit, mbi të gjitha pas intervistës së famshme për BBC, e cila nxiti edhe më shumë dyshime për marrëdhënien e tyre dhe e detyruan atë të largohej nga detyrat e tij publike si pjesë e familjes mbretërore.
Berman nuk dha detaje specifike në lidhje me informacionin që FBI do të shpresonte të mësonte nga Andrew, por theksoi se Epstein nuk do të kishte mundësi të kryente krimet e tij pa ndihmën e bashkë-konspiratorëve.
Epsteini ndërroi jetë kur ishte në paraburgim në një burg të New York-ut në gusht, ai besohet se u vetëvra megjithatë ende qarkullojnë teori se ai mund të jetë vrarë.