Vendosni fjalën kyçe....

62-vjeçari rrëzohet nga pallati te Currilat pas tërmetit, humb jetën


Një person ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Durrës, pasi është rrëzuar nga pallati dhe dyshohet se ka rënë për shkak të frikës nga tërmetit.

Viktima është identifikuar si Thoma Ruçi. 62-vjeçari punonte si roje në një objekt 6 katësh që ishte në ndërtim e sipër, në zonën e Currilave në qytetin bregdetar.

“Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht, shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia nuk tregohet nëse rrëzimi i 62-vjeçarit ka lidhje me tërmetin, por në disa media po aludohet se ai ka rënë për shkak të frikës nga tërmeti i mbrëmjes së shkuar.

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë tronditi vendin mbrëmjen e kaluar, me epiqendër në fshatin Murqinë, në Fushë-Krujë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *