Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm 7.7 ballësh trondit Xhamajkën e Kubën, frikë për cunam


Pamje nga Miami i Floridës, zyrat u evakuuan pas tërmetit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, ka goditur Karaibet, duke krijuar frikë për cunami deri në Florida.

Tërmeti goditi midis Xhamajkës, Ishujve Kajman dhe Kubës në një thellësi prej 10 kilometrash, tha të martën Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. E lëkundjet u ndjenë deri në Florida. Ndërtesat u tronditën dhe dridhjet u ndjenë në të gjithë Karaibet, por nuk pati raporte të menjëhershme për viktima, shkruan BBC.

Disa zyra u evakuuan përkohësisht në Miami dhe në disa pjesë të Xhamajkës. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTWC) tha se kishte rrëzik për cunam në brigjet brenda një rrezje prej 300 kilometrash nga epiqendra e tërmetit.

Kjo përfshinte pjesë të Belizesë, Kubën, Hondurasin, Meksikën, Ishujt Kajman dhe Xhamajkën. Por në një njoftim të mëvonshëm, PTWC tha se rreziku për cunami kishte kaluar.

Pamjet që kanë qarkulluar nga Miami tregojnë punëtorët e zyrave të mblodhur në parqet e makinave dhe në rrugë pas tërmetit. Policia e Miami-t tha se nuk kishte të lënduar.

Në Ishujt Kajman, qeveria paralajmëroi qytetarët e vet të largoheshin nga zonat bregdetare, por më pas ky paralajmërim u tërhoq. Autoritetet thanë se kishte “vetëm disa raporte për dëmtimin strukturor të ndërtesave” dhe po hapeshin disa strehimore si masa paraprake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *