Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet sërish argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, autorët vepruan në pak sekonda

Grabitet përsëri një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, argjendaria e Skënder Xhanit, i cili është kunati i ish-kryeministrit dhe deputetit socialist Bashkim Fino.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendari rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Vjedhja është kryer në kohë rekord.

Autorët mendohet se kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv.

Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit, nga ku kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi.

Ky biznes ndodhet në qendër të qytetit të Librazhdit dhe fare pranë godinës së komisariatit të policisë. Ai është i monitoruar me kamera sigurie e sistem alarmi, por pavarësisht kësaj gjithmonë ka qenë objektiv i hajdutëve.

Në 2019-ën, aty u kryen dy vjedhje me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh. Vlera e mallit të grabitjes së fundit nuk dihet ende.

Policia po punon për dokumentimin e të gjitha provave, si dhe të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, për të identifikuar dhe kapur autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *