Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i ri në Kinë ndërtohet brenda 48 orëve (PAMJET)


Një spital i ri me 1000 shtretër i krijuar enkas për të trajtuar koronavirusim është hapur në një qytet afër Wuhan-it, nga ku nisi epidemia.

Spitali i ri siç shkruan gazeta “Metro” u përfundua brenda 48 orëve. Qendra Mjekësore Rajonale “Dabie Mountain” filloi të priste pacientë që në orën 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

Më shumë se 500 punëtorë ndërtimi, elektricistë dhe policë punuan për të hapur spitalin në Rrethin e Huangzhou.

Fillimisht ishte menduar që ndërtesa të ishte një spital që do të hapej në maj, por duke u përballur me kërcënimin në rritje të përhapjes së koronavirusit ata arritën të kryejnë detyrën shumë më shpejt.  Autoritetet lokale njoftuan të premten se ndërtesa do të konvertohet dhe puna filloi që të shtunën.

Dje ndërtesa kishte ujë, energji elektrike, internet dhe ishte gati për pacientët.

Një projekt ndërtimi edhe më ambicioz po zhvillohet në Wuhan, ku autoritetet kanë dhënë një afat deri të hënën për një spital tjetër të madh në qytet. Katër spitale janë duke u ndërtuar në kohë super të shpejtë, duke përdorur ndërtesa të parafabrikuara dhe te modeluara sipas qendrës mjekësore të ndërtuar në Pekin në 2003-in në shtatë ditë, për të trajtuar SARS.

Numri i vdekjeve në territorin e Kinës pas shpërthimit të koronavirusit është rritur në 132 ndërsa afro 6,000 njerëz janë të infektuar.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 26 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *