Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër i arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës


Një tjetër i dyshuar për rrëmbimin e Jak Prengës në Kamzë, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Ditën e djeshme policia njoftoi se Prenga ka ndërruar jetën ditën e rrëmbimit, për shkak të gjakderdhjes që ka patur pas goditjeve. Por trupi i tij nuk është gjetur ende.

30-vjeçari i arrestuar ditën e sotme, quhet Festim Bexhdilli. Arrestimi i tij e çon në pesë numrin në total të të arrestuarve për këtë ngjarje.

“Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka bërë ndalimin e shtetasit F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, shtetasin J. P., më datë 17.01.2020, në Kamzë.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Bexhdillit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera.

Të tjerë të arrestuar janë Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri. Dyshohet se Prenga është rrëmbyer si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e tij ka pasur me vëllezërit Hajri në Angli. Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së babait të 5 fëmijëve në Kamëz.

Njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut drejtuar nga vëllezërit Hajri. Grupi kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë përmes vëllait të Prengës. Por kur ky s’ka mundur ta çojë drogën në destinacion, vëllezërit nga Shijaku, Leonard dhe Altin Hajri, mendohet se kanë marrë pend Jan Prengën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *