Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria gjermane në pikë të hallit, në mungesë të blindave ushtarët stërviten me makina të zakonshme


Mungesa e automjeteve operative të këmbësorisë luftarake (IFV) në ushtrinë gjermane raportohet se e ka bërë të mjerueshme situatën me ushtarët këshillohen zyrtarisht të përdorin makina të zakonshme gjatë stërvitjes, pretendon një raport i ‘Bild’.

Dokumentet sekrete të ushtrisë të marra nga gazeta ‘Bild’ sugjerojnë që njësitë ushtarake që nuk kanë pajisjet e nevojshme duhet të gjejnë zgjidhje alternative dhe mundësi të reja stërvitjeje.

Rekomandimet fjalë për fjalë sugjerojnë që batalionet e këmbësorisë së motorizuar që nuk kanë mjaftueshëm mjete operacionale IFV, duhet t’i zëvendësojnë ato me makina të zakonshme dhe më pas t’u thonë ushtarëve të pretendojnë se janë duke u larguar nga transportuesit e blinduar.

‘Bild’ deklaron më tej se disa komandantë të Bundesëehr-it tashmë e kanë ndjekur këtë udhëzim dhe e kanë zbatuar rekomandimin në praktikë, megjithëse shkrimi nuk përmend asnjë njësi specifike.

Sipas dokumenteve, më pak se një e pesta e të gjitha mjeteve luftarake të këmbësorisë ‘Puma’ ishin në gjendje pune në mesin e vitit 2019.

Në nëntor 2018, Bundesëehr-i pranoi se, nga 71 IFV-të që mori një vit më parë, vetëm 27 ishin në  gjendje pune. Raportet e viteve të shkuara shfaqin shumë probleme të ushtrisë gjermane me tanket, nëndetëset e armatime të tjera.

Në vitin 2015, u raportua se gjatë stërvitjes së NATO-s në Norvegji, një njësi e dërguar në stërvitje ishte e pajisur me mjete të blinduara ‘Boxer’, të cilat rezultuan se nuk kishin fare armë. Ushtarët përdorën fshesa të lyera me bojë të zezë për të simuluar mitralozë të rëndë 12.7 mm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *