Vendosni fjalën kyçe....

Nga 19 persona të akuzuar për pasojat e tërmetit, Gjykata e Apelit lë në burg vetëm 4 persona


Nga 19 zyrtarët dhe policë të akuzuar nga prokuroria për pasojat e tërmetit, Gjykata e Durrësit ka vendosur lënien në qeli për vetëm katër prej tyre.

Gjykata e Apelit e Durrësit ka liruar nga qelitë 4 zyrtarët, më konkretisht Petrit Nezirin, ndihmës specialist policia Manzë; Ndricim Shikën, ndihmës specialist policia Shijak; Adem Likën, ndërtues dhe Gjergji Gerco, sekretar njësisë administrative Sukth.

Ndërkohë vijojnë të qëndrojnë në qeli Dëshir Dakoli me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës;  Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak; Ermal Petova (OPGj Manzë); Agim Osmani, ndihmës specialist policia Durrës; Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak ndërsa Gani Dama-polic patrulle është ende në kërkim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *