Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 27 mijë gra aplikuan, miliarderi japonez heq dorë nga kërkimi për një partnere që ta shoqërojë në hënë


Miliarderi japonez i cili po kërkonte një partnere për ta shoqëruar atë në një udhëtim turistik rreth hënës, ka anuluar planet e tij.

Yusaku Maezawa ftoi gratë beqare mbi moshën 20 vjeç, që të aplikonin online për t’u bërë partnerja e tij.

Uebfaqja përmbante një listë të kushteve dhe kritereve: aplikantet duhej të ishin beqare; mbi moshën 20 vjeç; dhe me një interes për të shkuar në hapësirë. Vetëm një grua do të zgjidhej prej tyre dhe i gjithë procesi do të shndërrohej në një dokumentar që do quhej “Full Moon Lovers”.

Pothuajse 28,000 gra aplikuan, por të enjten ai e ndërpreu kërkimin pa zgjedhur asnjërën prej tyre. Siç shkruan BBC, Maezawa  përsëri planifikon ta bëjë udhëtimin në hapësirë ​​në vitin 2023 – por pa një partnere.

“Një pjesë e imja akoma kishte ndjenja të përziera për pjesëmarrjen time”- tha ai në një seri postimesh në “Twitter”.

“Të mendosh që 27.722 gra me synime dhe guxim të sinqertë kishin harxhuar kohën e tyre të çmuar për të aplikuar, më bën të ndjehem jashtëzakonisht i penduar për të informuar të gjithë këtë vendim egoist timin”.– thotë miliarderi.

Udhëtimi i planifikuar për vitin 2023, do të jetë udhëtimi i parë hënor nga njerëzit që nga viti 1972.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *