Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqja me fishekzjarre shkon keq, 17 të plagosur në tempullin indian (VIDEO)


Një shfaqje me fishekzjarre ka shkuar keq në Indi, duke lënë të plagosur  17 njerëz, mes tyre gra dhe fëmijë.

RT shkruan se incidenti ndodhu në një tempull indian, në Kochi të mërkurën vonë. Një video e incidentit tregon fishekzjarret duke shpërthyer drejt spektatorëve, të cilët ulërinin dhe përpiqeshin të mbroheshin ndërsa shkëndijat binin mbi ta.

“Kur filloi shfaqja e fishekzjarreve, një pjesë e një fishekzjarri ra në mes të një grupi spektatorësh dhe shpërtheu”- tha një zyrtar policie.

Sipas raporteve në mediat lokale, të paktën 17 persona janë lënduar nga ky incident, përfshirë një vajzë 9-vjeçare. Ata u transportuan në një spital në zonë. Thuhet se një grua pësoi djegie të mëdha në këmbë, ndërsa të tjerët kanë plagë më të lehta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *