Vendosni fjalën kyçe....

Çifti kinez me temperaturë, bllokohet anija me 6000 turistë në Itali nga frika për koronavirus


Rastet e dyshuara të koronavirusit kinez po shtohen, gjithashtu në Itali. Në shtetin fqinj, siç raporton “Corriere Della Sera”,  janë raportuar tre rastet e fundit në bordin e një anije lundrimi që është ndaluar tani në portinb e Civitavecchia-s.

Dy persona po mbahen të izoluar në spitalin në bordin e anijes Costa Smeralda. Bëhet fjalë për një çift nga Makau, që kanë shfaqur shenja të sëmundjes.

 Gruaja 54-vjeçare u shfaq mbrëmë në spital në bord me ethe dhe simptoma të buta gripi. Menjëherë ajo dhe partneri i saj (i cili tani për tani nuk ka simptoma) u futën në izolim.

Burrë e grua janë testuar për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një grip normal apo koronavirus. Rezultatet do të jenë të disponueshme pasdite.

Kryeministri Conte tha: “Italia është në pararojë të masave për parandalimin dhe luftimin e këtij virusi. Ne konfirmojmë vëmendjen tonë më të madhe, ne vazhdojmë të azhurnojmë për të intensifikuar nëse është e nevojshme, paralajmërimet tona. Tashmë, pa qenë nevoja për të përhapur alarme, ne po ndërmarrim të gjitha nismat për të përballuar rreziqet. Ne nuk shqetësohemi, por jemi vigjilentë”.

Pasagjerët e tjerë që ndodhen në anije, rreth 6 mijë, për momentin nuk mund të zbresin nga anija. Çifti kishte hipur në Savona disa ditë më parë dhe kishte mbërritur nga Hong Kongu në Malpensa më 25 janar. Në Kosta Smeralda ka gjithsej 751 qytetarë kinezë përfshirë ata të Hong Kongut, nga të cilët 374 u nisën në Savona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *