Vendosni fjalën kyçe....

Kinezët e dëshpëruar gjejnë alternativa të tjera në vend të maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por tallen në rrjet (FOTOT)


Qytetarët e dëshpëruar kinezë, në pamundësi për të blerë maska ​​për fytyrën, kanë vendosur pëlhura frutash dhe helmeta të bëra me shishe plastike për t’u mbrojtur kundër koronavirusit vdekjeprurës.

Kompanitë kanë punuar jashtë orarit për të furnizuar qytetarët me maska ​​mbrojtëse mes rritjes së kërkesës, pasi rastet e virusit vdekjeprurës sipas Daily Mail janë rritur të enjten deri në 8200.

Por postimet në mediat sociale tregojnë se si njerëzit po përdorin në vend të maskave lëkurat e mandarinave dhe portokalleve, po ashtu edhe shishe me ujë.

Menjëherë pas këtyre pamjeve, në rrjet kanë nisur talljet me krizën shëndetësore duke u dhënë kinezëve dhe alternativa të tjera absurde, përfshirë këtu edhe lakra.

E gjithë kjo vjen pasi zyrtarët e shëndetësisë në Kinë paralajmëruan njerëzit që të mos përdorin përsëri maskat e tyre mbrojtëse, për shkak të videove që qarkulluan ku ata i zienin maskat e tyre kirurgjikale dhe i varnin për t’u tharë.

Ekspertët mjekësorë paralajmëruan se kjo zvogëlon në masë të madhe efektivitetin e maskave, të cilat duhet të hidhen pas vetëm katër orësh përdorimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *