Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e SHBA-së shkon të takojë Ramën në Kryeministri


Këtë mëngjes, ambasadorja e re e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, ka shkuar në Kryeministri për t’u takuar me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ambasadorja e SHBA-së ka ardhur para pak ditësh në Tiranë dhe ka pasur një axhendë shumë intensive takimesh me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Vetëm një natë më parë Kim zhvilloi një kokteil, ku morën pjesë disa nga figurat politike në vend, mes tyre kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Gjatë fjalës së parë në ceremoninë e pritjes së saj prezantuese, Kim theksoi edhe prioritetet që do ndjekë gjatë mandatit të saj si kryediplomate në vendin tonë. Si prioritet të parë Kim, përcaktoi forcimin e Shqipërisë për të qenë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion i fortë sigurie.

“Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga shoqëria civile te bashkësitë fetare, nga organet vendore e ndërkombëtare të zbatimit të ligjit deri te shkollat e arsimtarët, jemi bashkë për ta ndihmuar Shqipërinë që të zhdukë si kërcënimet vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare”- deklaroi Kim

Prioritet të dytë ambasadorja e SHBA-së listoi zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve për vazhdimisënë në kandidaturën e Shqipërisë në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *