Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus, Italia ka shpallur gjendjen e emergjencës për gjashtë muaj.
Siç shkruan Corriere Della Sera, takimi i Këshillit të Ministrave në Palazzo Chigi ka mbaruar rreth orës 11:20, ku u mor vendimi për shpalljen e emergjencës.
Vendimi vjen pas konfirmimit të dy rasteve të para në Itali, një çift turistësh që janë shtruar në një spital në Romë.
Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i spitalit ‘Spallanzani’ ku janë shtruar dy kinezët thotë: “ne jemi pothuajse plotësisht të sigurt se nuk ka pasur infeksione të tjera. Si rregull, infeksioni transmetohet vetëm nga njerëzit që kanë simptoma, gjatë inkubacionit asnjë virus nuk transmetohet“. Në spitalin ‘Spallanzani’, është shtruar një tjetër rast i dyshuar: një punëtor 42-vjeçar rumun që punonte në Hotelin Palatino, ku po qëndronte çifti kinez.
Që nga mbrëmja e djeshme, kryeministri Giuseppe Conte ka bllokuar fluturimet drejt Kinës dhe anasjelltas./Hashtag.al