Kina ka kritikuar komentet e SHBA-së lidhur me shpërthimin e koronavirusit të ri, duke thënë se ajo që bëri pala amerikane “nuk ishte një gjest i vullnetit të mirë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Kinë, Hua Chunying, pas komenteve të disa zyrtarëve amerikanë theksoi se Kina po bën gjithçka që është e mundur për të luftuar kundër epidemisë.
Hua Chunying tha se qeveria kineze “duke vepruar me hapje, transparencë dhe ndjenjë të lartë të përgjegjësisë”, po i mban bashkësinë ndërkombëtare duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të informuara mirë me azhurnimet në kohë dhe të dhënat përkatëse.
“Një mik në nevojë është me të vërtetë një mik. Shumë vende i kanë ofruar Kinës mbështetje në mënyra të ndryshme” tha ajo, citon Xinhua. “Në kontrast të mprehtë, fjalët dhe veprimet e disa zyrtarëve amerikanë nuk janë as faktike dhe as të përshtatshme.”
Ajo i referohet deklaratave të Sekretarit amerikan të Tregtisë që tha se virusi mund të ndihmojë në kthimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara.
Përveç kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një njoftim për të rritur këshillimet mbi udhëtimet në Kinë në shkallën më të lartë të paralajmërimit, i që zakonisht bëhet për vende si Iraku dhe Afganistani.
Hua Chunying, tha se “Kina do të kapërcejë çdo vështirësi që qëndron përpara për të realizuar rinovimin e madh të kombit kinez”.