Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport lidhur me planin e rindërtimit të qeverisë, të prezantuar një ditë më parë nga ministri Arben Ahmetaj.
Rama thekson se përveç 18 zonave të reja të zhvillimit, që janë parashikuar të ndërtohen në 8 bashki, pritet të miratohen edhe disa zona të tjera për zhvillim.
Kreu i qeverisë thotë se procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, si dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm.
RAPORTI I RAMËS
- Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 ZONA TË REJA ZHVILLIMI, në 7 bashki:
- Kurbin: 2 zona
• Kruje: 3 zona
• Tirane: 9 zona
• Vore: 1 zonë
• Shijak: 1 zonë
• Durrës: 1 zonë
• Kavajë: 1 zonë
Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.
ZONAT E TJERA PËR ZHVILLIM në pritje për miratim janë:
- Krujë (Qytet dhe fshat)
2. Kamza (Qytet)
3. Lezha (Qytet)
4. Durrësi (Qytet)
5. Kavajë ( Golem)
6. Shijak (Rurale)
7. Kurbin (Fshat)
- PROCESI I SHPRONËSIMEVE pjesore në ZONAT E MIRATUARA PËR ZHVILLIM
Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, Bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit.
Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.
- PLANET E DETYRUARA VENDORE (PDV)
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake.
Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Lac, Zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorezimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:
- Lac, zona 1/1: 24 shkurt
2. Thumana, zona 1: 25 shkurt
3. Shijak, zona 1: 25 shkurt
Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.
- MODELET E SHTËPIVE për zonën fshat
Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.
- PROCESI I VLERËSIMIT TË THELLUAR
Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.
- PLATFORMA E APLIKIMIT ONLINE
Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.
Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative
Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanē nisur.
Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë.