Një fushë futbolli në Britani është shkatërrur pasi një punonjës i cili kishte për detyrë të vizatonte vijar e bardha në ditën e parë të punës, i pikturoi ato krejtësisht të shtrembërta.
Kontraktori është tallur në internet pasi fotografitë e fushës në Chelmsley Wood, Birmingham, u bënë virale në mediat sociale. Fotot u publikuan nga një banor në rrjetet sociale, i cili etiketoi këshillin vendor.
Përgjigja nga këshilli nuk vonoi duke thënë se kishte thirrur kontraktorët për t’u marrë me këtë punë.
Punonjësi i ri sipas Daily Mail, është marrë në mbrojtje nga shefat e tij në këshillin vendor, të cilët thanë se hera e parë e tij që përdorte pajisjet duke shtuar se: ‘të gjithë duhet të fillojnë diku!’.
Pas mbledhjes, punëtorët u panë duke ribërë vijat. Njëri prej tyre tha: “Ishte hera e parë e djalit të varfër. Unë gjithmonë them se nëse nuk jeni i sigurt, thjesht pyetni. Por ai vazhdoi megjithatë. Mua më kanë kthyer përsëri për ta rregulluar. Në gjysmë ore do ta kemi si Wembley.”