Vendosni fjalën kyçe....

Regjistrohet viktima e parë jashtë Kinës nga koronavirus, numri total shkon në 305


Filipinet e kanë raportuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi jashtë Kinës, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave tashmë ka shkuar në 305.

Departamenti i Shëndetësisë në Filipine tha se një burrë 44 vjeç nga qyteti Wuhan i Kinës vdiq nga koronavirusi pasi vuajti edhe nga pneumonia. Kjo ishte vdekja e parë jashtë Kinës nga më shumë se 130 pacientë të raportuar në dhjetëra shtete.

Personi i vdekur kishte qëndruar bashkë me një grua 38-vjeçare, e cila gjithashtu është diagnostikuar me koronavirus dhe këta dy njerëz deri më tash janë dy rastet e vetme të konfirmuara në Filipine.

Të gjitha rastet e reja të vdekjeve dhe të infektimeve në Kinë në 24 orët e fundit u regjistruan pikërisht në provincën Hubei, e cila është epiqendra e virusit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Kina po përballet gjithnjë e më shumë me izolim për shkak se shtetet e tjera kanë marrë masa për kufizimin e lëvizjes së udhëtarëve që vijnë nga ky shtet.

Të enjten e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli gjendjen emergjente globale, por tha se nuk ka nevojë për kufizime në sektorët e tregtisë dhe udhëtimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *