Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët në protestë në Ballsh bllokojnë Uzinën


Naftëtarët e Ballshit kanë bllokuar ditën e sotme hyrjen e rafinerisë.

10 trajlera me nga 40 tonë secili që kanë hyrë në Uzinë për të marrë squfur por naftëtarët nuk i lejojnë të dalin.

Autobotet janë të kompanive që administrojnë uzinën. Ato marrin squfur dhe gazoil që ka mbetur nga koha kur punonte uzina, raporton Syri.net.

Prej 5 muajsh, Uzina e Përpunimit të naftës në Ballsh ka mbyllur dyert e për pasojë rreth 800 punonjës kanë mbetur pa punë.

Thonë se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa sigurimet ua kanë paguar për dy muaj më shumë.

Prej shtatorit, naftëtarët kanë zhvilluar disa protesta ku veç zgjidhjes së çështjes se pagave kërkojnë zgjidhje edhe për perspektivën e asetit kombëtar që tashmë është në duart e privatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *