Të shtëna janë dëgjuar pranë një Universiteti në Teksas, ShBA raporton CNN.
Nga të shtënat, raportohet se kanë mbetur të vdekur 2 persona ndërsa 1 është plagosur.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Frekuentimi i Universitetit u mbyll për disa ditë, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.